Reali e mbyll sezonin me barazim, dërgon Leganes në Segunda Division (VIDEO)

Real Madrid nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 në sfidën e fundit të këtij sezoni ndaj Leganes, por u shkaktoi rënien nga kategoria këtyre të fundit.

Kapiteni Sergio Ramos i dha epërsinë Realit në minutën e 9-të, ndërsa në fundin e pjesë e parë Gil ktheu ekuilibrin në rezultat, 1-1. Asensio kaloi për herë të dytë në avantazh Realin në të 52-tën, për të ardhur më pas te goli i 2-2 i shënuar nga Assale në të 79-tën, por që nuk mjaftoi për të shmangur rënien nga kategoria të Leganes, pasi Celta Vigo barazoi 0-0 në fushën e Espanyolit. Bashkë me Leganes kanë rënë nga kategoria Espanyoli dhe Mallorca.

Në Europa League sezonin e ardhshëm do të luajnë Villarreali, Real Sociedadi dhe surpriza Granada, që mposhti 4-0 Atheltic Bilbaon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?