Reali fiton ndaj Villareal, por humbet Mbappe

Real Madrid ka fituar 3-1 ndaj Villarreal, në sfidën e luajtur në “Santiago Bernabeu”, e vlefshme për javën e 8-të në La Liga.

Në një ndeshje të luftuar, pjesa e parë përfundoi pa gola, pavarësisht katër kartonëve të verdhë, nga dy për secilën skuadër. Gjithçka u vendos në fraksionin e dytë.

Në minutën e 47-të, Vinicius Junior zhbllokoi rezultatin me një aksion personal në krahun e majtë, duke përfituar edhe nga një devijim i mbrojtjes mike. Në minutën e 67-të, po ai u ndal në zonë dhe fitoi një penallti, të cilën e ktheu vetë në gol për 2-0.

Swiss Digital Desktop Reklama

Villarreal reagoi shpejt: në minutën e 72-të, Mikautadze shënoi një gol të bukur nga jashtë zonës, duke ngushtuar shifrat në 2-1. Megjithatë, pesë minuta më pas, miqtë mbetën me një lojtar më pak pas përjashtimit me karton të kuq të Santiago Mourino (kartoni i dytë i verdhë).

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke shfrytëzuar epërsinë numerike, në minutën e 80-të, Jude Bellingham fitoi një top në zonë dhe shërbeu për Kylian Mbappé, i cili bashkëpunoi bukur me Brahim Diaz dhe vulosi rezultatin 3-1. Dy minuta më vonë, Mbappé u detyrua të largohej i dëmtuar, duke ia lënë vendin Rodrygo-s.

Me këtë fitore, Real Madrid merr tre pikë të rëndësishme dhe ruan kreun e tabelës në La Liga.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?