Reali fiton trofeun miqësor në Kinë ndaj Milan, por me 11-metërsha

Reali i Madridit koleksionon trofeun e dytë veror duke arritur suksesin vetëm nga 11-metërshat, pas mbylljes së ndeshjes pa gola kundër Milan. Spanjollët dhe kuqezinjtë u ndeshën në Kinë për sfidën kupa “International Champions Cup të Azisë”, pas sukseseve që kishin arritur në sfidat me Interin, por ishin Los Blancos ata që triumfuan në të nxehtin e Shanghait me rezultatin final 10-9 pasi ishte portieri kuqezi, Donnarumma ai që gaboi në tentativën e fundit për të kaluar kolegun Casilla, i cili arriti të priste goditjen qëndrore. Ndeshja nisi me një ritëm të lartë me Milan  që dha shkëndijat e para, ndërsa skuadra e Benitez reagoi me një të majtë të dobët të Cristiano Ronaldos në minutën e 21-të.

Ishte Niang ai që ngjalli disa herë panik në mbrojtjen merengues por pa arritur të zhbllokonte rezultatin. Në të 57-ën, Diego Lopez devijoi goditjen me kokë të Ronaldos, ndërsa 4 minuta më pas Bacca nuk arriti të kalonte gardianin spanjoll. Ishte sërish kolumbiani që në bashkëpunim me Luiz Adrianon 8 minuta nga fundi rrezikuan sërish. Kaq mjaftoi për një 90 minutësh me shumë raste por pa gola dhe skuadrat iu drejtuan 11-metërshave ku fillimisht gabuan Bacca e Kroos dhe në ekzekutimin e 22-të, portieri i tretë i Milanit, Donnarumma mbylli sfidën me një të djathtë të lehtë. Reali i Madridit kthehet në shtëpi me një tjetër trofe që mbi të gjitha shërben për të mbajtur lart moralin në prag të një sezoni të gjatë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?