Reali gjithnjë e më larg titullit, Betis i rrëmben një pikë në fund
Betis ka arritur të marrë një barazim 1-1 ndaj Real Madrid në duelin e javës së 32-të në stadiumin La Cartuja Stadium. Skuadra madrilene kaloi në avantazh në minutën e 17-të me golin e Vinícius Júnior, i cili përfitoi nga një top i kthyer nga portieri pas një goditjeje të fuqishme të Federico Valverde.
Në fundin e pjesës së parë, Betis rriti ndjeshëm presionin dhe krijoi disa raste të rrezikshme, por portieri Andriy Lunin u shfaq në formë të shkëlqyer, duke shpëtuar portën e tij në më shumë se një rast të pastër.
Në pjesën e dytë, Real Madridi kërkoi të dyfishonte avantazhin, por vuajti në konkretizim, pavarësisht rasteve të shumta. Nga ana tjetër, Betis nuk hoqi dorë dhe arriti të barazojë rezultatin në minutën 90+3 me anë të Héctor Bellerín, duke siguruar një pikë të vlefshme në sekondat e fundit.
Pas këtij barazimi, Real Madridi shkon në kuotën e 74 pikëve, duke mbajtur vendin e dytë, 8 pikë pas Barcelona. Ndërkohë, Betis ngjitet në 50 pikë dhe renditet në vendin e pestë.
KOHA JONË SONDAZH

