Reali: Haidar realizon ëndrrën, takohet me Cristiano Ronaldon
Haidar, një vogëlush trevjeçar dhe tifoz i Real Madrid, humbi dy prindërit gjatë një bombardimi në muajin nëntor. Ai me të afërmit e tij prej pak kohës ka ardhur në Spanjë dhe kaloi gjatë javës së fundit pak ditë edhe në Madrid. Haidar pati shansin të përmbushte një nga ëndrrat e tij, të takohej me idhullin Cristiano Ronaldo. Lajmin e këtij takimi e dha klubi i Realit, në faqen zyrtare.
Cristiano Ronaldo shënoi dy gola, në fitoren e fundit ndaj Rajo Valekoans, që u mbyll me shifra të pabesueshme, 10-2.
Kjo fitore e mban dy larg kryesuesve Realin e Madridit, por Barcelona ka një ndeshje më pak.
Atletico Madrid humbi 1-0 me Malaga, duke mos përfituar për t’u shkëputur nga Barcelona, në krye të klasiifkimit.
Për shkak të impenjimeve në Kupën e Botës për Klube, ku edhe u shpallën kampionë duke mundur në finale River Plate 3-0, Barcelona nuk zhvilloi këtë javë ndeshje në Spanjë.
KOHA JONË SONDAZH

