Reali hidhet në sulm për mbrojtësin e Interit në merkaton e verës
Qendërmbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni është një nga objektivat kryesorë të Realit në merkaton e verës.
Sipas Fichajes, Real Madridi është i interesuar për nënshkrimin e mbrojtësit të Interit, Alessandro Bastoni. Gjigantët spanjollë e kanë ndjekur qendërmbrojtësin italian prej disa vitesh dhe së fundmi kanë rritur interesin e tyre.
Los Blancos e shohin Bastonin si një përforcim afatgjatë. Interi ndërkohë heziton të ndahet me një nga lojtarët e tyre kryesorë, vështirësitë e vazhdueshme financiare mund ta detyrojnë klubin italian të konsiderojë shitjen e mbrojtësit të tyre të çmuar.
Vlerësimi i Bastonit në Transfermarkt qëndron te 75 milionë euro, por Interi vështirë ta lëshojë për këtë shifër.
KOHA JONË SONDAZH

