Reali i papërmbajtshëm, gati të transferojë yllin e Anglisë falë Bellingham
Real Madrid këtë verë duke i pandalshëm në merkato, teksa synimi i radhës është një mbrojtës i djathtë, ku emri më i mundshëm është Trent Alexander-Arnold, i cili është afër përfundimit të kontratës me Liverpool.
Talentit anglez i ka mbetur edhe një vit kontratë dhe, për këtë arsye, mund të largohet nga “The Reds”. Sipas asaj që raportohet nga “Talk Sports”, Real Madrid dëshiron ta sjellë atë në Spanjë, duke përfituar nga rasti i mirë që lidhet me skadimin e afërt të kontratës së tij.
Portali anglez shkruan se Jude Bellingham mund të ketë një rol kyç në këtë afrim. Ai dhe Alexander-Arnold u bënë miq shumë të mirë gjatë Kampionatit Europian dhe ish-lojtari i Borussia Dortmund mund ta bindte atë të fluturonte në Spanjë.
Trent Alexander-Arnold në sezonin e kaluar shënoi tre gola dhe dha katër asistime në 28 paraqitje në Premier League.
KOHA JONË SONDAZH

