Reali mendon për të ardhmen, po vëzhgon dy trajnerë të njohur
Cesc Fabregas po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e Real Madridit. Trajneri i Como-s është duke bërë përshtypje të mëdha në Itali dhe paraqitjet e tij kanë bërë që emri i spanjollit të futet në listën e teknikëve të monitoruar nga klubi madrilen.
Sipas gazetarit Jorge Picon, Fabregas është një prej trajnerëve që Real Madrid po ndjek me interes, së bashku me Mikel Artetën e Arsenalit. Të dy konsiderohen pjesë e planeve të klubit për të ardhmen, në një politikë që synon të ketë gjithmonë të qarta alternativat për pankinën.
Interesi për Fàbregas lidhet me punën e tij te Como, ku ish-mesfushori po ndërton gradualisht profilin e një prej trajnerëve të rinj më interesantë të futbollit europian.
Spanjolli ka një njohje të thellë me futbollin iberik, falë eksperiencave si lojtar me Arsenal, Barcelona dhe Chelsea. Tani, në rolin e trajnerit, ai po fiton gjithnjë e më shumë vlerësim. Në të njëjtën listë qëndron edhe Arteta, i cili vazhdon të impresionojë me Arsenalin.
Real Madrid, ndërkohë, po mban sytë hapur për të ardhmen e pankinës, duke monitoruar nga afër dy teknikët spanjollë dhe duke vlerësuar evoluimin e tyre përpara një vendimi të mundshëm në vitet e ardhshme.
KOHA JONË SONDAZH

