Reali merr fitoren e 9-të radhazi ndaj Granadas, sa pranë titullit (VIDEO)

Reali i Madridit hedh një tjetër hap drejt titullit kampion në La Liga. Skuadra e Zidane arriti fitoren e 9-të radhazi, duke mundur 1-2 Granadan në transfertë. Tashmë me një fitore ndaj Villarealit në shtëpi ndeshjen e ardhshme ose dhe me vetëm 2 barazime në dy takimet e fundit, skuadra e Zidane mund të shpallet edhe matematikisht kampione e Spanjës.

Në transfertën e Los Carmenes, Reali e pa veten shumë shpejtë në avantazh të dyfishtë me golat e Mendy dhe Benzema në harkun e 16 minutave të para. Më pas ndeshja u dominua e gjitha nga Granada që rihapi sfidën në fillimin e pjesës së dytë me golin e Machis, por vetëm kaq sepse mbrojtja e Los Blancos dhe Courtois me pritjet e tij ruajtën avantazhin 1-2 deri në fund, duke i dhënë tre pikë të arta madrilenëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?