FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Reali mund Bilbaon dhe marshon drejt titullit, Ramos sërish vendimtar (VIDEO)

Real Madrid është më pranë se kurrë titullit kampion në La Liga. Skuadra e Zidane fitoi 1-0 edhe në transfertën e “San Mame”-s ndaj Athletic Bilbaos, duke shkuar në 7 pikë larg nga vendi i dytë që mbahet nga Barcelona.

Benzema dhe Inaki Williams dhanë dy sinjalet e para në portat respektive në minutat e para. Në minutën e 17-të, Raul Garcia detyron Thibaut Coutois që të bëjë një pritje spektakolare për të shpëtuar ekipin e tij.

Momenti vendimtar i ndeshjes ishte minuta e 71-të, teksa Marcelo u shkel brenda zonës nga një mbrojtës, teksa arbitri i ndihmuar edhe me VAR akordoi 11-metërsh. Nga pika e bardhë “specialisti” Sergio Ramos nuk e pati të vështirë për ta dërguar “sferën” brenda kuadratit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri në fundin e ndeshjes skuadra madrilene administroi mjaft mirë rezultatin duke marrë një sukses vendimtar në luftën për titullin kampion. Me 4 javë nga fundi, ekipi i Zidane ka një avantazh të madh ndaj Barcelonës. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?