Reali mund me përmbysje Sevilla-n, Casemiro bën sulmuesin me dopietë (VIDEO)

Real Madrid po vijon të funksionojë në mënyrë perfekte nën drejtimin e Zidane. Madrilenët fituan 2-1 me përmbysje në “Santiago Bernabeo” ndaj Sevillas. Pjesa e parë do të mbyllej pa gola, teksa do të anulohej një gol për miqtë.

Në fillimin e fraksionit të dytë, Casemiro bën sulmuesin, duke marrë një top në hyrje të zonës dhe më pas lëshoi një goditje të lehtë. Sevilla do të barazonte vetëm pas 7 minutash, me de Jong që shfrytëzon një rrëmujë në hyrje të zonës së madrilenëve.

Gëzimi i tyre do të zgjaste shumë pak, pasi braziliani Casemiro do të shënonte me kokë pas një krosimi të Lucas nga krahu i djathtë. Andaluzianët kërkuan me ngulm deri në fund të gjenin golin e barazimit, por nuk do ja arrinin. Deri në fund rezultati nuk do të ndryshonte, me Realin që merr përkohësisht kryesimin e kampionatit me 43 pikë, 3 më shumë se Barcelona. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP