Reali mund me “poker” golash Osasunën, Vinicius shkëlqen me tripletë

Real Madrid është rikthyer në rrugën e fitoreve në La Liga, me një sukses bindës 4-0 ndaj Osasunës. Në një nga pikat më të errëta të sezonit, shpëtimtari për Ancelottin është Vinicius Junior.

Ylli brazilian shënoi plotë 3 gola në këtë ndeshje, një në pjesën e parë për të zhbllokuar duelin dhe dy në të dytin. Goli tjetër u realizua me parabël nga Bellingham, që rikthehet në rrugën e rrjetës pas një kohe të gjatë.

Reali me këtë fitore shkon në kuotën e 27 pikëve, 6 më pak se Barcelona. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP