Reali mund me poker Malagën dhe blindon kreun me pikë të plota në La Liga

Real Madrid ka regjistruar një tjetër fitore bindëse në La Liga, duke triumfuar 4-0 ndaj Malagas në “Santiago Bernabéu”, në duelin e vlefshëm për javën e tretë të kampionatit.

Madrilenët e zhbllokuan ndeshjen në minutën e 19-të, kur Jude Bellingham realizoi pas një aksioni individual mjaft të bukur.

Anglezi ishte sërish protagonist shtatë minuta më vonë. Goditja e tij me kokë u devijua nga portieri i Malagas dhe përfundoi në rrjetë, duke u regjistruar si autogol.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në minutën e 30-të, ishte radha e Kylian Mbappé për të gjetur golin. Francezi përfitoi nga një krosim i saktë i Alexander-Arnold dhe dërgoi topin në rrjetë për 3-0.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pjesa e dytë nuk prodhoi shumë histori, pasi Real Madridi kontrolloi ritmin dhe administroi avantazhin. Goli i katërt erdhi në shtesë, me Arda Güler, i cili finalizoi një aksion të bukur të nisur nga Vinicius Junior.

Me këtë sukses, Real Madridi shkon në kuotën e 9 pikëve në tri javë dhe merr kryesimin e La Ligës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?