Reali mund me vuajtje Interin, Liverpooli dhe Bayerni fitojnë me “manita” (VIDEO)

Real Madrid rrëmbeu një fitore shumë të rëndësishme 3-2 kundër Interit, duke mbajtur gjallë shpresat për kualifikim. Skuadra madrilene e nisi shumë mirë ndeshjen duke shënuar dy herë në harkun e 8 minutave gjatë pjesës së parë me Benzema dhe Ramos, por Lautaro Martinez rihapi menjëherë sfidën. Në fillimin e së dytës, Perisic përfiton nga përgjumja e madrilenëve. Gjithsesi në momentin e tyre më të vështirë Reali rigjeti golin e avantazhit pas një goditje të bukur të Rodrygo. Deri në fund shifrat nuk do të ndryshonin, teksa skuadra e Zidane mori fitoren e parë për këtë edicion.

Liverpooli shkatërroi në shifrat 5-0 Atalantën e surprizave të sezonit të kaluar. Klopp i dha një leksion të mirë Gasperinit falë një tripletë fantastike të Diogo Jota, dhe golave të Salah e Mane. Në fushë ishte edhe Gjimshiti, por pa mundur që ta ndihmojë ekipin e tij.

Bayerni mori një fitore me “poker” 5-2 ndaj Salzburgut, por vuajti jo pak. Mërgim Berisha zhbllokoi sfidën, ndërkohë që Reali barazoi nga pika e bardhë me Lewandowskin. Në fundin e pjesës së parë Kristensen shënoi autogol në portën e tij, por Okugawa në fraksionin e dytë do të barazonte. Në minuta e fundit Boateng, Sane dhe Lewandowski shënuan dy golat që i dhuruan fitoren e tretë Bayernit që është një hap larg kualifikimit. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama


Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?