Reali nuk dorëzohet kurrë, fiton me gol në minutën e 99-të ndaj Almerias

Real Madrid nuk dorëzohet kurrë dhe përmbys Almerian në Bernabeu me rezultatin 3-2. Miqtë krijuan iluzionin se do të merrnin një fitore historike ndaj “Los Blancos” duke shënuar dy golat e parë të ndeshjes, respektivisht në minutën e parë dhe të 43.

Pjesa e dytë foli e gjitha për madrilenët. Bellingham shkurtoi diferencat në minutën e 56 duke goditur saktë nga pika e bardhë, ndërsa në 67-tën Vinicius Junior barazoi rezultatin.

Kur u duk se sfida po mbyllej në barazim, Dani Carvajal shfrytëzoi një pasim me kokë të Bellingham në minutën e 99 dhe nga fare pranë e shtyu topin në rrjetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Real Madrid mori një fitore të rëndësishme për kampionatin teksa renditet në vendin e parë me 51 pikë.

Swiss Digital Mobile Reklama
REAL MADRID 3 - 2 UD ALMERÍA | RESUMEN | LALIGA EA SPORTS

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?