FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Reali nuk ndalet në La Liga, fiton derbin ndaj Atleticos dhe blindon kreun (VIDEO)

Real Madrid vijon ecurinë fantastike në La Liga, duke rrëmbyer fitoren e katërt radhazi. Los Blancos triumfuan minimalisht 1-0 në dernin ndaj Atletico Madrid.

Ndeshja do të zgjidhej në fillimin e pjesës së dytë pas një aksioni mjaft të mirë të Mendy. Mbrojtësi dha një pasim perfekt për Benzema, i cili e shfrytëzoi më së miri duke e dërguar topin në rrjetën e portës së Oblak.

Ishte një tjetër ndeshje shumë e dobët për “Los Colchoneros” që pësuan humbjen e dytë radhazi në kampionat duke përfundua jashtë katër vendeve të para. Reali pas vendin e parë pas 22 javësh me 49 pikë, 6 më shumë se Barcelona që ka një ndeshje më shumë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?