Reali nxjerr në shitje James Rodriguez, por me gjysmë çmimi

Si çdo fund sezoni e ardhmja e James Rodriguez gjithmonë projektohet larg Real Madridit. Klubi madrilen nuk ka ndërmend ta mbajë në skuadër 28-vjeçarin, i cili këtë sezon ka zbritur në fushë vetëm 8 herë dhe ka shënuar vetëm një gol.

Për ta larguar kolumbianin, sipas mediave spanjolle, Los Blancos e kanë ulur vlerën e kartonit të tij në 25 milionë euro. Nga kjo shifër mund të përfitojnë klube si Atletico Madrid e Napoli që e kanë kërkuar edhe më parë futbollistin, por që janë tërequr pasi Reali për ta lënë të lirë mesfushorin kërkonte 45-50 milionë euro.

Por tashmë me çmimin e ri prej 25 milionë eurosh çdo klub mund të sigurojë një lojtar si Rodriguez.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?