Reali prek fundin me Zidane, ja disa nga arsyet e krizës
Ky sezon ka qenë i vështirë për Realin e Madridit në “Santiago Bernabeu”. Madrilenët kanë lënë pikë ndaj Valencias, Levantes, Betis, Barcelonës dhe Vijarealit në ndeshjet e zhvilluara në shtëpi. Në total kanë pësuar tri humbje dhe dy barazime në njëmbëdhjetë ndeshje të luajtura fushën e tyre. Në Kupë të dhënat janë shumë më dramatike: Skuadra e Zidane nuk ka fituar me në nga rivalët, Fuenlabrada (2-2), me Numancian (2-2) dhe me Leganés (1-2). Duke shtuar tri ndeshjet e Ligës së Kampionëve, Real Madrid ka humbur 4 ndeshje dhe ka barazuar 3 nga 17 ndeshje në total.
Lojtarët e lodhur- Eliminimi nga Kupa e Mbretit konfirmoi edhe njëherë formën e dobët të disa lojtarëve. Ashraf, Kovaçiç, Theo dhe Benzema, pavarësisht se janë aktivizuar shpesh herë, nuk kanë mundur që të bindin me kualitetin e shfaqur në fushë.
Plani i keq- Duke qenë 19 pikë prapa kryesues në La Liga, Zidane vazhdoi me politikën e tij të rotacionit pavarësisht faktit se Kupa mund të ishte një shpëtim duke parë faktin se deri tani ishin jashtë garës për titull. Trajneri francez la lojtarët si Bejl, Kristiano, Kros dhe Marselo. Kur rezultati shënonte në tabelat e Bernabeut 1-2, strategu francez u përpoq që të korrigjonte diçka duke hedhur në fushë Majoral dhe Modriç, por nuk rezultoi një plan i goditur. Vitin e kaluar, politika e ndryshimit të ekipit pothuajse tërësisht nga një ndeshje në tjetrën, rezultoi pozitive pasi Reali fitoi Championsin për herë të dytë radhazi. Largimi i lojtarëve si James Rodriguez, Morata, Pepe, Danilo, Mariano dhe Fabio Koentrao kanë dobësuar së tepërmi skuadrën madrilene.
Blerjet e këqija në verë: Afrimet e Teos, Kebajos, Markos Jorente, Vajejo dhe Ashraf nuk kanë dhënë atë që duhet në “Santago Bernabeo”.
Asnjë përforcim në janar: Madrilenët kanë bërë investime të pakta në merkato në dy sezonet e fundit. Rivalët e drejtpërdrejtë janë përforcuar, ndërkohë që Zidane ka përjashtuar mundësinë e transferimeve. Barcelona mori Kutinjon në janar, Atletiko afroi Diego Kostën, ndërkohë që “Los Blancos” nuk bëri asnjë lëvizje.
Nuk ka më përmbysje: Reali në vitet e fundit ka përmbysur shpesh herë rezultatin në vitet e fundit. Rikthimet epike në minutat e fundit ishin një “specialitet” për madrilenët. Në këtë sezon në 12 raste kur kanë qenë në disavanazh, vetëm në dy raste kanë arritur që ta përmbysin. Ndaj Al Zhazirës në Kupën e Botës për Klube dhe kundër Deportivos në kampionat. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

