Reali rikuperon dy yje në prag të duelit ndaj Barcelonës

Real Madrid ka marrë një lajm pozitiv në prag të dy ndeshjeve të rëndësishme. Në seancën stërvitore të së martës, janë rikthyer në fushë dy prej emrave më të rëndësishëm të skuadrës: Ferland Mendy dhe Kylian Mbappe.

Sulmuesi francez kishte pësuar një ndrydhje në këmbë gjatë përballjes me Arsenalin, por tashmë duket se është rikuperuar plotësisht. Edhe Mendy ka lënë pas problemet fizike dhe të dy janë në dispozicion për ndeshjen e mesjavës kundër Getafes, e cila do të luhet të mërkurën.

Megjithatë, sipas “Marca”, trajneri Carlo Ancelotti pritet të mos i aktivizojë titullarë, për të mos rrezikuar asnjë komplikim para finales së Kupës së Mbretit kundër Barcelonës që zhvillohet fundjavën e ardhshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?