Reali shokon në “frymën e fundit” Interin, Liverpooli shumë i fortë për Milanin (VIDEO)

Mbrëmje spektakolare dhe emocionuese në Champions League, ku nuk kanë munguar as rezultatet surprizuese. Real Madridi rrëmbeu një fitore në “frymën e fundit” ndaj zikaltërve. Raste të shumta në të dyja portat por Courtois dhe Handanovic ishin në mbrëmjen e tyre më të mirë. Kur dukej se gjithçka do të shkonte drejt barazimit Rodrygo përfiton nga përgjumja e mbrojtjes për ta dërguar topin në rrjetë.

Reziston Interi, por jo Milani që është mundur 3-2 në “Anfield nga Liverpooli. Ishte një duel i bukur që do të dominohej për pjesën më të madhe të lojës nga vendasit. Arnold u ndihmua nga një devijim i Tomorit në minutën e 9-të, por Milani përmbysi gjithçka me Rebic dhe Diaz në fundin e pjesës së parë. Liverpooli u kundërpërgjigj në fraksionin e dytë me Salah dhe një super gol të Henderson duke marrë 3 pikë më shumë vlerë.

Surpriza e mbrëmjes mund të cilësohet ndalesa e yjeve të PSG në transfertën ndaj Clubbe Brugge. As prania e Messit, Neymar dhe MBappe nuk mjaftoi për ekipin e Pochettinos për të marrë 3 pikë. Herrera shënoi për parisienët, ndërkohë që Vanaken barazoi për vendasit. City dhuroi spektakël duke triumfuar thellë 6-3 ndaj Leipzig. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Image

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?