Reali “specialist” i përmbysjeve, mund në mënyrë spektakolare Las Palmas

Real Madrid tregon edhe njëherë forcën e karakterit teksa fitoi me përmbysje në transfertë ndaj Las Palmas me shifrat 2-1. Madrilenët u gjendën në disavantazh në minutën e 53, kur Munoz mposhti portierin Lunin.

Megjithatë, të besuarit e trajnerit Carlo Ancelotti ia dolën të përmbysnin falë golave të Vinicius Junior dhe Tchouameni, respektivisht në minutat 65 dhe 84.

Deri në fund, rezultati nuk ndryshoi dhe madrilenët morën tre pikë shumë të rëndësishme, teksa tashmë ngjiten në kuotën e 54 pikëve dhe për momentin ngjiten në vendin e parë duke kaluar Gironën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?