Reali synon përmbysjen ndaj Bayernit, zbulohen formacionet e super përballjes në Mynih
“Allianz Arena” pritet të sjellë sonte një tjetër kapitull dramatik në çerekfinalet e Champions League, ku Bayern Munich pret Real Madrid pas fitores 2-1 në ndeshjen e parë në “Santiago Bernabéu”.
Skuadra e drejtuar nga Vincent Kompany vjen si favorite, duke ruajtur të njëjtin formacion që i dha sukses në takimin e parë. Në sulm konfirmohet Harry Kane, i mbështetur nga treshja dinamike Michael Olise, Serge Gnabry dhe Luis Díaz. Talenti Jamal Musiala e nis nga stoli, ndërsa në mesfushë është Joshua Kimmich dhe Aleksandar Pavlović.
Nga ana tjetër, Real Madrid i drejtuar nga Alvaro Arbeloa kërkon përmbysjen, pavarësisht një forme jo bindëse në kampionat, ku barazimi ndaj Gironas i ka lënë “Los Blancos” 9 pikë pas Barcelona.
Risia më e madhe është rikthimi titullar i Jude Bellingham, i cili pritet të luajë një rol kyç në një skemë fleksibile që mund të shndërrohet nga 4-4-2 në 4-2-4. Në sulm konfirmohen yjet Kylian Mbappé dhe Vinícius Júnior.
FORMACIONET ZYRTARE:
Bayern Munich (4-2-3-1):
Neuer; Stanisic, Upamecano, Tah, Laimer; Pavlovic, Kimmich; Olise, Gnabry, Luis Díaz; Kane.
Real Madrid (4-4-2):
Lunin; Alexander-Arnold, Militão, Rüdiger, Mendy; Brahim Díaz, Arda Güler, Valverde, Bellingham; Mbappé, Vinicius.
KOHA JONË SONDAZH

