Reali vendos rekord historik me përmbysjen spektakolare ndaj Romës
Real Madridi ka realizuar një nga përmbysjet më spektakolare në historinë e Champions League, duke mposhtur Romën me rezultatin 4-3, pasi ishte në disavantazh 1-3. Skuadra madrilene shënoi tri herë në minutat e fundit, duke siguruar një fitore dramatike dhe vendosur një rekord të ri në kompeticionin evropian.
Kur gjithçka dukej se po shkonte në favor të Romës, Real Madridi tregoi edhe një herë karakterin e tij në skenën evropiane. Skuadra spanjolle reagoi në minutat e fundit të takimit, duke përmbysur rezultatin me tri gola të shënuar brenda një kohe rekord.
Carlos Espí rihapi ndeshjen në minutën e 82-të, duke ngushtuar diferencën në 2-3. Vetëm dy minuta më vonë, Endrick realizoi golin e barazimit, ndërsa Antonio Rüdiger vulosi fitoren e madhe në minutën e 89-të.
Sipas statistikave që po qarkullojnë, Real Madridi përmbysi disavantazhin prej dy golash dhe kaloi në avantazh brenda shtatë minutash e 43 sekondash, duke regjistruar përmbysjen më të shpejtë të këtij lloji në transfertë në historinë e Champions League.
Kështu, madrilenët kanë lënë pas rekordin e Liverpoolit, që më 3 maj 2022 përmbysi rezultatin ndaj Villarrealit brenda 12 minutash e 48 sekondash.

