Reali vendos rekord me 1 miliard euro të ardhura, ja “Top 10”

Real Madrid është tashmë klubi i parë në botë, që arrin 1 miliardë euro të ardhura në sezon. Bëhet fjalë për edicionin e kaluar, 2023/24, ku “Football Benchmark” tregon se madrilenët kanë pasur 1.065 milardë euro të ardhura.

Të gjithë trofetë e fituar u reflektuan me rekordin në të ardhura, teksa kryesorët ishin Champions dhe kampionati. Reali ka pasur 251 milionë euro të ardhura nga ditët e ndeshjes, si asnjë klub tjetër.

Në anën tjetër 340 milionë euro i përkasin të drejtave televizive, ndërsa vetëm Siti me 343 milionë ka grumbulluar më tepër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ana komerciale me 474 milionë euro po ashtu e vendos atë mbi të tjerë. Klubi i Manchester City dhe PSG e ndjekin, respektivisht me 838 milionë dhe 806 milionë euro të ardhura.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Top 10” mbyllet me United, Barcelonën, Dortmundin, Milanin, Interin, Juventusin dhe Napolin.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?