Reali zbret sot pa Benzema, Barcelona ndaj Valencias për kreun

Real Madrid në prag të përballjes me Malaga, në “Santiago Bernabeu” humbi një ndër sulmuesit kryesor, në seancën e fundit stërvitore që u zhvillua në Valdebebas. Karim Benzema u largua para kohe nga fusha, i shoqëruar nga fizioterapisti i Realit, pasi e pa të pamundur të mbante ritmin e shokëve. Sulmuesi francez e kishte fashuar gjurin për të provuar nëse mund të ishte i gatshëm për sfidën ndaj andaluzianëve, por dhimbjet e detyruan ta braktiste para kohe stërvitjen.  Sulmuesi 27-vjeçar u dëmtua në derbin me Atleticon e Madridit në “Vicente Calderon”, në sfidën e parë çerekfinale të UEFA Champions League. Benzema jo vetëm që nuk mund të jetë gati për takimin me Malagan, por mund të mungojë edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos, në Champions. Gareth Bale, që sikurse Benzema të enjten u stërvit vetëm në palestër, qëndroi gjatë gjithë kohës me grupin, duke lënë të kuptohet që do të jetë i gatshëm për trajnerin Ancelotti, në sfidën e radhës. Reali i Madridit është dy pikë pas Barcelonës kryesuese dhe do të luajë pak orë më vonë ndeshjen e radhës. Katalanasit, pas fitores së bujshme 1-3 me PSG, në transfertë, do të luajnë sot ndaj Valencias në një ndeshje më të vështirë për të ruajtur kreun në kampionatin spanjoll. 

La Liga

Java e 32-të- Sot

Swiss Digital Desktop Reklama

16:00 Barcelona – Valencia

Swiss Digital Mobile Reklama

18:00 Deportivo – Atletiko M.

20:00 Real M. – Malaga

22:00 Atletik B. – Getafe

19 prill

12:00 Rajo V. – Almeria

17:00 Granada – Sevilja

19:00 Vilarreal – Cordoba

21:00 Eibar – Celta Vigo

20 Prill

20:45 Elche – Real S.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?