Regjisori fitues i Oscarit ndjek Brazilin në Botëror, Paolo Sorrentino po realizon një dokumentar për Ancelottin
Në stërvitjen e kombëtares së Brazilit në Morristown nuk ishin të pranishëm vetëm yjet e futbollit, por edhe një emër i madh i kinematografisë botërore.
Pranë fushës stërvitore u pa regjisori italian Paolo Sorrentino, fitues i çmimit Oscar për filmin më të mirë në gjuhë të huaj në vitin 2014 me The Great Beauty.
Sorrentino ndodhet në New Jersey për të ndjekur nga afër trajnerin e ri të Brazilit, Carlo Ancelotti, mbi të cilin po realizon një film-dokumentar.
Prania e regjisorit të njohur në kampin e “Seleçaos” ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, pasi projekti pritet të sjellë një vështrim unik mbi karrierën dhe përditshmërinë e një prej trajnerëve më të suksesshëm në historinë e futbollit.
Dokumentari do të fokusohet te rrugëtimi i Ancelottit në krye të kombëtares braziliane, një sfidë e re në karrierën e teknikut italian, i cili ka fituar trofe të shumtë me klubet më të mëdha europiane.
Ndërsa Brazili vazhdon përgatitjet për ndeshjet e Kupës së Botës 2026, kamerat e Paolo Sorrentinos po regjistrojnë nga afër prapaskenat e ekipit, duke dokumentuar një kapitull të ri në karrierën e Carlo Ancelottit dhe historinë e futbollit brazilian.
KOHA JONË SONDAZH

