Reijnders zbulon pse i tha “jo” Barcelonës: Propozimin e Milanit nuk e mendova shumë!
Tijjani Reijnders është një nga surprizat e këtij sezoni te Milani, duke qenë protagonist për mirë në shumë ndeshje. I ardhur gjatë verës, ai fitoi vendin e titullarit në saj të paraqitjeve shumë pozitive që ka bërë.
“Champions apo titulli? Patjetër titulli, sepse e di sa i rëndësishëm është ylli i dytë për klbin dhe tifozët. Championsi është një ëndërr, kam ardhur për këtë dhe duam të shkojmë sa më larg të jetë e mundur.
Zgjedhja e Milanit para Barcelonës? Nuk e mendova shumë. Milani ishte në vendin e parë. Ata më shpjeguan se si do të luaja dhe menjëherë e kuptova se ishte zgjedhja më e mirë.
Në fillim ishte pak e vështirë për shkak të gjuhës, por tani po studioj italisht. Shkoj në mësim me një mësuese dhe shikoj filma”, deklaroi Reijnders. /R.Lika-Koha Jonë/