Reja: Interi duhet të ndihet rehat me Asllanin, ja ku e tepron ndonjëherë …

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Edy Reja ka dhënë një intervistë për mediet italiane, ku ka folur edhe për Kristjan Asllanin. Reja theksoi se në mungesë të Calhanoglu, Inter ka siguri edhe me lojtarin shqiptar.

“Të zësh vendin e Calhanoglu nuk është e lehtë, por Interi mund të ndihet rehat me Kristjanin. Megjithatë unë ende shoh hapësirë ​​të jashtëzakonshme për përmirësim tek ai”, tha tekniku italian.

Më tej, ish-trajneri i Shqipërisë zbuloi edhe një bisedë që ka zhvilluar me Asllanin nga koha kur Reja drejtonte Kombëtaren tonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kur i thashë se ishte pak i mbyllur, pa hapësira te Inter, ai u përgjigj: “Zotëri, po mësoj çdo ditë…” Ndoshta ai ka të drejtë dhe në fund, me shumë vendosmëri dhe cilësi, ai do ta gjejë hapësirën e tij”

Swiss Digital Mobile Reklama

Sa i përket personalitetit në fushë, trajneri theksoi se ai nuk ka frikë.

“Ai ka një personalitet të madh në fushën e lojës, aty ku ka rëndësi. Ai nuk ka frikë, në fakt ndonjëherë duhet ta qetësosh pak, nëse më duhet të gjej një të metë është kjo, thjesht për t’u treguar të gjithëve se ai mund të jetë titullar, ndonjëherë e tepron në tentimin e goditjes”, deklaroi italiani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?