FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Reja ka pak dilema, ja formacioni që ka përzgjedhur sonte ndaj Francës

Shqipëria do të luajë sonte në mbrëmje ndaj Francës në stadiumin “Siant Denis” të Parisit, në një ndeshje që pritet të prodhojë shumë emocione. Trajneri Edoardo Reja nuk do të ketë shumë probleme me formën e futbollistëve, pasi pjesa më e madhe e tyre e kanë nisur mjaft mirë sezonin e ri në ekipet përkatëse. Strategu italian ka përzgjedhur 11 lojtarët më në formë për të zbritur në fushë, me skemën 3-5-2.

 

Në portë do të luajë Strakosha. Në mbrojtje Ismajli, Mavraj dhe Gjimshiti, të cilët do të mbështeten nga krahët nga Lenjani dhe Hysaj, duke e kthyer në 5 linjën defensive në aksionet mbrojtëse.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në mesfushë Ramadani, Abrashi dhe Xhaka do të formojnë trinomin me detyra si sulmuese, por më shumë mbrojtëse për të thyer aksionet e gjelave. Në sulm Uzuni dhe Balaj do ta nisin nga minuta e parë, duke formuar një dyshe të shpejt, me shkodranin që mund të bëhet protagonist në goditjet e ndaluara me gjuajtjet me kokë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?