Reja: Krenar që drejtoj Kombëtaren e Shqipërisë, një popull bujarë!
Trajneri italian i Kombëtares shqiptare, Edi Reja ka dhënë ditën e sotme një intervistë për “Corriere dello Sport”. Ai vlerësoi gjestin e Shqipërisë, që dërgoi 30 mjekë dhe infermierë në Itali për të ndihmuar në situatën e vështirë për shkak të Covid-19.
“Unë e njihja Edi Ramën që nga koha kur isha pjesë e Lacios, ai dëshironte që unë të merrja drejtimin e Shqipërisë. Vitin e kaluar më telefonoi dhe më tha: ’Çfarë po bën në shtëpi? Pse nuk merrni drejtimin e Shqipërisë?’ Ai bëri një gjest të jashtëzakonshëm duke dërguar mjekët në Itali.
Jam krenar që drejtoj atë kombëtare dhe që i thashë ‘po’ propozimit të tyre. Është një shembull shumë i mirë për të gjithë botën. Një vend që nuk është i pasur si vendet e tjera të Europës, por demonstruar solidaritet. Ata nuk kanë kushtet e Italisë në spitale, por janë shumë bujarë.
Koronavirusi në Shqipëri? Rama pas rasteve të para ishte i vendosur dhe mbylli gjithçka. Nuk lejohet asnjë njeri pas orës 13:00”, tha Reja.