Reja: Pres ndryshim të mentalitetit, nuk do të ketë eksperimente!
Trajneri i Kombëtares sonë, Edy Reja beson se tashmë kuqezinjtë kanë momentin e duhur për të treguar se janë përmirësuar. Sipas tij sfida me Andorrën duhet marrë me shumë seriozitet, pasi e sheh si një rival i vështrë.
“Kemi pasur pak kohë. Ekipin e kam parë mirë. Shumë futbollistë në muajt e fundit kanë pasur probleme, me covidin apo dhe aktivizimin. Gjithsesi në javët e fundit situata është përmirësuar. Takohemi pas katër muajsh, por ne do të donim ta fillonim atje ku e lamë në Ligën e Kombeve. Andorra është ekip i fortë dhe mund të na vendosë në vështirësi.
Kalimi në vazon e dytë? Pas Ligës së Kombeve mund të themi se jemi një ekip më i mirë. Përgjegjësia tani për ne rritet. Në këto kualifikuese do të shohim nëse kemi bërë një hap përpara.
Formacionin thuajse e kemi bërë, por do të presim deri nesër në mëngjes. Kemi edhe një seancë të fundit dhe të shohim si do të shkojnë gjërat. Nuk do të bëjmë shumë eksperimente. Do të mbështetem te lojtarët që kam krijuar më shumë besim. Kam grumbulluar 28 futbollistë sepse kemi tre ndeshje, ndaj dhe do të bëhen ndërrime.
Objektivi? Nuk mund të them se deri ku mund të arrijmë. Unë pres ndryshim të mentalitetit, dua një ekip që të ketë kurajo, frikë nga askush. Të përdorë gjithmonë kokën dhe të ruajë përqendrimin. Kur ke tre ndeshje në kaq pak kohë, duhet të jesh i fortë mentalisht. Nuk ka mundësi rikuperimi në kaq pak kohë. Po nuk vërshëlleu arbitri fundin, nuk mund të tolerosh asnjë centimetër.”, deklaroi Reja.