Reja publikon listën për Izraelin dhe Islandën, 4 mungesa të mëdha

Kombëtarja shqiptare do të luajë sfidat e fundit në grupet e Ligës së Kombeve kundër Izraelit në transfertë dhe Islandës. Trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja ka shpallur edhe listën me emrat e 24 lojtarëve që do të grumbullohen për këto dy sfida vendimtare për renditjen e Shqipërisë.

Berat Gjimshiti, Marash Kumbulla, Rey Manaj dhe Odise Roshi do të mungojnë për shkaqe dëmtimesh, ndërkohë që janë rikthyer Arlind Ajeti, Albi Doka dhe është konfirmuar Adrian Bajrami .

Përfaqësuesja kuqezi do të grumbullohet këtë fundjavë në kompleksin Tropikal në Durrës dhe pas 5 ditësh përgatitjet do të niset për në Izrael, ku të shtunën, datë 24 shtator, në mbrëmje do të përballet me vendasit në një nga ndeshjet më të rëndësishme të grupit me ndeshen që luhet në stadiumin “Bloomfield” të Tel Avivit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më datë 27 shtator, Shqipëria do të presë Islandën në stadiumin “Air Albania” për duelin e fundit të grupit, që starton në ora 20:45.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të shtunën në mesditë trajneri Reja do të jetë në një konferencë për shtyp para gazetarëve për të folur në lidhje me listën e lojtarëve dhe objektivat në këto dy ndeshje.

Lista e plotë me emrat e 24 lojtarëve të ftuar për ndeshjen me Izraelin dhe Islandën:

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "FSHF FEDERATA FUTBOLLIT TRAJNER A LISTA EDOARDO REJA PORTIER ETRIT BERISHA THOMAS STRAKOSHA MBROJTES ELSEID HYSAJ ELHAN KASTRATI ARLIND AJETI ARDIAN ISMAJLI ADRIAN BAJRAMI ALBI DOKA ENEA MIHAJ MESFUSHOR ERMIR LENJANI FREDERIC VESELI BARE IVAN BALLIU CAMPENY KRISTJAN ASLLANI AMIR ABRASHI KLAUS GJASULA YLBER RAMADANI QAZIM LAÇI SULMUES NEDIM BAJRAMI ENDRI ÇEKIÇI MYRTO UZUNI SOKOL CIKALLESHI TAULANT SEFERI ARMANDO BROJA LISTA PER DY NDESHJET ZYRTARE TE JEFA NATIONS LEAGUE >> IZRAEL-SHGIPERI SHQIPERI IZRAEL SHOIPERI- SHOIPERI-ISLANDE ISLANDE 245HTATO72022 2022 27SHTATOR2 2022 >"

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?