Reja: Rrahmanin do e doja te Shqipëria, Napoli kërkon edhe Kumbullën

Trajneri i Kombëtares sonë, Edy Reja së fundmi ka dhënë një intervistë për “Radio Kiss Kiss”. Strategu i njohur italian është ndalur te situata e koronavirusit në Shqipëri, ndërkohë që më pas komentoi edhe të ardhmen e Rrahmanit dhe të Kumbullës, të cilët kanë bërë mjaft mirë këtë sezon në Seria A.

“Futbolli në Shqipëri? Jemi të gjithë të ndalur. Vetëm në Austri dhe në Gjermani punohet në grup me nga 4 apo 5 futbollistë. Ata kanë pasur më pak raste se ne në Itali. Do më pëlqente rinisja e sezoni, por duhet para edhe ana shëndetësore, e cila është gjëja më e rëndësishme. Besoj se në qershor mund të niset, nëse epidemia do të bie. Kam parë që rastet e të prekurve me koronavirus janë ulur, por viktimat vijojnë të jenë në numra të mëdhenj.

Rrahmani? Dua ta uroj Napolin që e transferoi Rrahmanin, e kam parë vetë këtë futbollist dhe ka për ta gjetur veten shumë mirë me fanellën e kësaj skuadre. Ai është kosovar, por unë do të dëshiroja ta kisha në skuadër sepse ai u thirr kur De Biasi ishte trajner në kombëtaren e Shqipërisë. Kosova e pyeti nëse dëshiron të jetë pjesë e kombëtares së tyre dhe ai tha ‘po’.

Kumbulla është një lojtar i shkëlqyer që mund të largohet Verona. Napoli mund të bënte një goditje të madhe me të në merkato, por ka edhe shumë klube të tjera italiane që e duan në Itali. Milan, Inter dhe Juventus, por edhe skuadra të tjera të njohura jashtë Italisë.

Afrimi i Kumbullës do të ishte vërtet një tjetër goditje e madhe për të kaltrit. Unë kam kujtime të shkëlqyera te Napoli, i kujtoj me nostalgji ato vite. Akoma më dërgojnë video dhe foto, para disa ditësh më dërguar një video nga fitorja kundër Interit me një gol të shkëlqyer të Zalayetës”, u shpreh Reja. /Koha Jone/

SHKARKO APP