Rekordet negative të United, ka humbur gjysmën e ndeshjeve këtë sezon

Soccer Football - Champions League - Group A - Manchester United v Bayern Munich - Old Trafford, Manchester, Britain - December 12, 2023 Manchester United's Jonny Evans with teammates look dejected after the match REUTERS/Carl Recine

Manchester United u mund mbrëmjen e djeshme 0-1 ndaj Bayernit, duke i dhënë lamtumirën Europës për këtë sezon.  Plot 12 ndeshje ka humbur këtë sezon United, mes Premier League, Champions League dhe Carabao Cup. Nga 24 në total. Djemtë e Ten Hag janë thyer në 50% të dueleve të këtij sezoni!

“Djajtë e Kuq” kanë humbur 7 nga 16 sfidat e kampionatit, 4 nga 6 përballjet e grupeve në Champions dhe një nga 2 takimet në Kupën e Ligës! Këtë numër humbjesh United i pësoi gjatë gjithë sezonit të kaluar.

Skuadra kishte bërë më keq në histori vetëm në sezonin 1933/1934, kur përqindja e humbjeve (megjithëse me shumë më pak ndeshje të zhvilluara) ishte 61%. United pësoi 15 gola në 6 sfidat e grupit në Champions League. Shifër që nuk e kishte pësuar kurrë më parë një ekip anglez në fazën e grupeve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?