Rekordmeni Guardiola, ndaj Arsenalit mori trofeun e 40-të në karrierë
Trajneri spanjoll Pep Guardiola ka arritur një tjetër moment historik në karrierën e tij të jashtëzakonshme, duke regjistruar titullin e 40-të si trajner. Suksesi i fundit erdhi pasi Manchester City triumfoi në finalen e EFL Cup ndaj Arsenal me rezultatin e pastër 2-0, duke shtuar një tjetër trofe në koleksionin e pasur të teknikut katalanas.
Guardiola i ka shpërndarë këto 40 trofe në disa prej klubeve më të mëdha që ka drejtuar gjatë karrierës së tij, përfshirë Barcelona, Bayern Munich dhe Manchester City. Titujt përfshijnë kampionate vendase, si dhe kompeticione prestigjioze kontinentale dhe ndërkombëtare.
Veçanërisht me Manchester Cityn, Guardiola ka ndërtuar një dominim të qartë në futbollin anglez dhe më gjerë. Nën drejtimin e tij, “Qytetarët” kanë fituar 6 herë Premier League, 2 herë FA Cup, 5 herë Kupën e Ligës, si dhe 3 herë Community Shield. Në arenën ndërkombëtare, ai ka siguruar edhe UEFA Champions League, UEFA Super Cup dhe FIFA Club Ëorld Cup nga një herë.
Ky rekord i ri e konsolidon edhe më tej pozitën e Guardiolës si një nga trajnerët më të mëdhenj në historinë e futbollit.
KOHA JONË SONDAZH

