Rekordmeni Immobile, kartoni i verdhë që ndali ecurinë e frikshme
Vetëm një javë skualifikim për Ciro Immobile. Të shtunën kundër Milanit, nuk do të jetë për shkak të një kartoni të verdhë që mori ndaj Torinos. Ndaj klubit granata, sulmuesi italian shënoi golin e 29-të në 29 ndeshje.
Një gol për ndeshje, një mesatare e jashtëzakonshme. Me 8 ndeshje të mbetura, ai do të ketë mundësinë për t’u përmirësuar ende, teksa Ronaldo mbetet 5 gola larg tij, por ka 5 gola më pak se golashënuesi më i mirë i këtij sezoni në Europë, Lewandowski.
Pa harruar rekordin e Higuain, që në vitin 2016 shënoi 36 gola, një shifër që duket e arritshme nëse sulmuesi i njohur do të vijojë një ecuri të tillë me skuadrën e Lazios. /R.Lika-Koha Jone/