Rekordmeni Ronaldo flet pas kualifikimit: Nuk është e lehtë t’i shënosh 6 gola Bayernit
Cristiano Ronaldo shënoi mbrëmë një “tripletë” duke u bërë futbollisti i parë që kalon shifrën e 100 goalve në Ligën e Kampionëve. Portugezi është shfaqur shumë entuziast pas ndeshjes, teksa është shprehur se skuadra e tij e meritonte plotësisht kualifikimin.
“E dinim që nëse nuk do të luanim mirë, Bayerni mund të na shënonte në çdo moment. Ata treguan që janë një ekip i shkëlqyer, Reali është Real. Në pjesën e parë mund të shënonim një apo dy gola, ashtu si në të dytën, por pësuam gola të tillë. Ky Real është mësuar të vuajë”, tha ai pas sfidës.
Reali ishte më i miri në fushë, pa dyshim nuk është e lehtë t’i shënosh 6 gola Bajernit dhe ne e merituam plotësisht. Jemi fitues me meritë”, deklaroi Ronaldo pas ndeshjes.
KOHA JONË SONDAZH

