Renault i kërkon FIA ndryshimin e sistemit të pikëve
Renault ka kontaktuar me FIA në lidhje me kriteret e reja në Formula 1, para se të nisë sezoni i ri. Makina franceze Formula Renault 3.5 dhe 2.0 – janë prodhuar më të ulëta se parashikimet dhe kuptohet se sistemi i pikëve në FIA mund të shkaktojë surpriza për Renault, prandaj këtë javë edhe fabrika e kësaj makine ka kërkuar të futet në dialog për një marrëveshje me qeverinë e Formula 1. Mësohet se FIA ka biseduar në dhjetor me drejtuesit e kësaj kompanie dhe u ka premtuar se do të shihet sistemi i pikëve. Bosi i kësaj kompanie, Jean-Paul Driot, i cili drejton me sukses ekipet e GP2, FR3.5 dhe Formula E, beson se edhe FR3.5 mund të ketë sukses pavarësisht rregullave të FIA, por ai beson se kjo çështje mund edhe të diskutohet.
KOHA JONË SONDAZH

