Renditja e FIFA, Shqipëria sërish e 37-ta

Asnjë ndryshim pozicioni për kombëtaren shqiptare të futbollit në renditjen e re të publikuar nga Fifa.

Edhe në klasfikimin e muajit Gusht kuqezinjtë e Gianni De Biasit vazhdojnë të mbajnë vendin e 37-të në Botë në kuotën e 739 pikëve.

Shumë pak kombëtare kanë arritur të fitojnë pozicione ose të humbasin ndonjë vend në renditje në këtë klasfikim të ri të publikuar nga qeveria e futbollit Botëror kjo për vetë faktin se shumica e ekipeve përfaqësuese nuk kanë zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare apo miqësore që pas përfundimit të Euro 2016-të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kombëtarja shqiptare në klasfikimin e Fifas për muajin Gusht lë pas përfaqësuese të tilla si Rusia, Irani, Suedia e Senegali e Paraguai ndërsa përpara në renditje ka kombëtare si Republika Ceke, Gana apo Bregu i Fildishtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dy impenjimet e rradhës për kombëtaren kuqezi janë ato ndaj Marokut dhe Maqedonisë.

Miqësorja ndaj përfaqësueses afrikane do të zhvillohet në datën 31 Gusht në stadiumin Loro Borici ndërsa sfida eliminatore për kualifikueset e Botërorit Rusi 2018, 5 ditë më pas në të njëjtin stadium.

Përsa i përkët kundërshtarëve të Shqipërisë në grupin G të eliminatoreve të Kupës së Botës, Spanja pozicionohet në vendin e 8-të në renditjen e Fifas, Italia në vendin e 10-të, Izraeli shumë më poshtë se kuqezinjtë në vendin e 76-të, Maqedonia e 138-ta ndërsa Lihtenshtejni i 182-ti.

Klasifikimi vazhdon të kryesohet nga Argjentina e ndjekur nga Belgjika dhe Kolumbia./SuperSport

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?