Renditja e klubeve që kanë investuar në merkaton e janarit

“Transfermarkt” ka hartuar një renditje të investimeve në lidhje me merkaton e janarit pas mbylljes së transferimeve. Në krye të renditjes, çuditërisht, është Manchester City, teksa klubi anglez ka investuar plotë 218 milionë euro.
Një shifër astronomike, që dëshmon për fuqinë ekonomike të klubit dhe ambicien e tij për të shkëlqyer në të gjitha kompeticionet. Nuk është më për t’u habitur që ka dy klube saudite në krye të tabelës: Al-Ahli SFC dhe Al-Nassr FC.
Të dy kanë investuar shuma të konsiderueshme për të siguruar lojtarë të talentuar. Vlen të përmendet prania e klubeve italiane si Milani dhe Juventusi , të cilët investuan përkatësisht 48.50 dhe 25.20 milionë euro. Të dyja skuadrat kanë nevojë për përforcime për të konkurruar në nivele më të larta, por duhet të mbajnë bilancin nën kontroll.
Klubi (bilanci)
1 Manchester City -218,00
2 Al-Ahli SFC -59,00
3 Al-Nassr FC -57,00
4 RB Lipsia -55,50
5 Como 1907 -49,20
6 Wolverhampton Wanderers -48,81
7 Brighton & Hove Albion -47,25
8 Stade Rennais FC -45,65
9 AC Milan -36,70
10 Tottenham Hotspur -30,50
11 Manchester United -30,00
12 Atlanta United FC -26,95
13 Ipswich Town -25,39
14 Juventus FC -22,70
15 AFC Bournemouth -21,50
16 Club Estudiantes de La Plata -20,48
17 Al-Sadd SC -20,00
18 San Diego FC -18,52
19 CD Cruz Azul -18,04
20 TSG 1899 Hoffenheim -17,30