Renditja e UEFA-s, Skënderbeu ngjitet 52 vende

 

Skuadra kampione e Shqipërisë, Skënderbeu ka thyer një rekord të ri në nivel klubesh. Korçarët kanë fituar 52 pozicione në renditjen e klubeve të publikuar nga Qeveria Europiane të Futbollit (UEFA).

Ajo që bie në sy në renditjen e publikuar nga ky institucion është fakti se Skënderbeu nga pozicioni 242 që ishte, sot është në vendin 190, pra 52 vende më lartë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Skënderbeu ka fituar shumë pikë pas fitores ndaj Sportingut të Lizbonës në “Elbasan Arena”, ku korçarët gjetën dhe fitoren e parë Europiane.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë renditje ka ndikuar dhe udha e korçarëve edhe në kualifikimin në Europa Ligë, ç’ka nuk ishte arritur më parë nga një skuadër shqiptare.

Skënderbeu vazhdon të shkruajë historinë duke korrur suksese të jashtëzakonshme, si asnjë klub tjetër shqiptar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?