Reus ka rënë “në dashuri” me Borussia Dortmund, nuk dëshiron të largohet
Marco Reus dhe Borussia së Dortmundit kanë rënë në dashuri, që do të vazhdojë të zgjasë. Për sulmuesin gjerman interesohen disa nga klubet më të mëdha të Europës si Barcelona, Reali i Madridit, Manchester United, Bayern Munich dhe Juventusi por Marco Reus, por pavarësisht gjithçkaje ka vendosur të qëndrojë te Borussia e Dortmundit. Diçka të tillë e konfirmoi për mediat agjenti i futbollistit 26-vjeçar Volker Struth. Menaxheri i Reus në një intervistë është shprehur se Marco është i lumtur te Borussia dhe zërat që e lidhin atë me një largim të mundshëm nga verdhezinjtë janë thjeshtë thashetheme. Në vijim Volker Struth theksoi gjithashtu se është e vërtetë që për klientin e tij interesohen disa nga klubet më të mëdha të Europës, por sipas tij Reus ka vendosur të qëndrojë te Dortmundi pasi e dashuron këtë klub. mesfushori 26-vjeçari i përfaqësues gjermane është futbollisti simbol i klubit nga Signal Iduna Park. Përpara disa muajsh ai rinovoi deri në vitin 2019 kontratën me Dortmund. Nëse në kontratën e mëparshme ekzistonte një klauzolë largimi prej 25 milionë Eurosh të Reus nga Borussia por tashmë në kontratën e re të nënshkruar nga palët nuk është vendosur asnjë lloj klauzole dhe skuadrat e interesuara për shërbimet e 26-vjeçarit duhet të bindin Borussian me një ofertë stratosferike, edhe pse gjermanët e konsiderojnë të pashitshëm yllin e tyre.
KOHA JONË SONDAZH

