Reuters: Berisha, ylli i Shqipërisë në Evropian
Trajneri italian i Shqipërisë, Gianni De Biasi nuk lodhet duke thënë se ylli kryesor i skuadrës është ekipi, por Etrit Berisha dallohet nga ata përreth tij, jo vetëm për shkak të gjatësisë së tij 1.94 metra, shkruan Reuters.
Më tej, Reuters për portierin e kombëtares së Shqipërisë thotë se Berisha ishte bërë i pëlqyeri i fansave që nga pritjet e tij në paraqitjen e parë, që i siguroi atij të veshë fanellën për kualifikimet e Evropianit.
“Jemi vërtet me fat që ai luajti në të gjitha takimet”, ka thënë ish-trajneri i Shqipërisë, Astrit Hafizi për Reuters.
“Ai është një nga yjet, ndoshta kryesori. Jam shumë i bindur kur them se do të kishim vështirësi shumë të mëdha nëse ai nuk do të luante në ndonjërën nga ndeshjet”, ka shtuar Hafizi.
Reuters më tutje shkruan se Berisha edhe në nivel klubi kishte ndihmuar në pjesën tjetër të fushës kur ishte ekzekutues i rregullt i penalltive te klubi suedez Kalmar FF, kur ai me sukses e kishte vazhduar karrierën pas transferimit nga vendlindja, Kosova.
Më 2013 ai kishte nënshkruar me Lazion, ku ka pasur konkurrencën e Federico Marchettit për vendin startues.
Ndërsa te Shqipëria ai së bashku me disa nga shokët e skuadrës pritet të sigurojnë një platformë solide rreth të cilëve do të ndërtohet ekipi në Francë.
KOHA JONË SONDAZH

