Revista e FIFA-s, Shqipëria në kopertinë për Euro 2016: Gati shampanja e festës
Revista e përjavshme zyrtare e FIFA-s, i kushton kopertinën e saj Shqipërisë. Duke botuar një intervistë të gjatë të Xhani De Biazit, kjo revistë thekson faktin se kombëtarja kuqezi është shumë pranë kualifikimit historik në Euro 2016.
I duhet dhe një fitore për të realizuar ëndrrën e madhe për t’u kualifikuar në Euro 2016.
Por shqiptarë mund të vendosin që tani “shampanjën në akull” në pritje për të festuar këtë arritje historike.
E sigurt për këtë është revista javore e FIFA-s, “Weekly” e cila i ka kushtuar kopertinën futbollit shqiptar.
Sigurisht në qendër të vëmendjes është ecuria e kombëtares shqiptare ne eliminatoret e Euro 2016.
Për të përshkruar fushatën e skuadrës kuqezi, revista ka botuar një intervistë të gjatë me trajnerin Xhani De Biazi.
Trajneri shprehet se Shqipëria kërkon të luajë në finalet e turneut verën e ardhshme. Objektivi është kualifikimi direkt, por edhe zona “Play-off” konsiderohet një arritje historike për Shqipërinë.
Deri atëherë janë edhe dy ndeshje në lojë dhe ashtu si më parë, De Biazi thekson edhe një herë se armiku kryesor I kuqezinjve është euforia”.
Në revistën zyrtare të FIFA-s përshkruhet edhe ecuria e futbollit shqiptar në përgjithësi.
Domethënës titulli kryesor: “Me vullnetin e mirë”, ku nënvizohet fakti se një rol kryesor në zhvillimin e këtij sporti në Shqipëri është edhe influenca perëndimore.
Fakt për këtë është numri i madh i lojtarëve të rritur në Zvicër që luajnë me përfaqësuesen shqiptare.
Por revista nuk ndalet vetëm te kombëtarja, por edhe te kapërcimi i madh i skuadrave të klubeve.
Këtu protagonist është Skënderbeu, skuadra që dominon në kampionatin elitar të futbollit në vend dhe që për herë të parë do të përfaqësojë futbollin shqiptar të klubeve në fazën e grupeve të një kompeticioni të rëndësishëm siç është Liga e Europës.
KOHA JONË SONDAZH

