FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rey Manaj drejt largimit nga Barcelona, pranë rikthimit në Seria A

Barcelona është në bisedime të avancuara me Spezia e Serisë A për shitjen e sulmuesit të Kombëtares Shqiptare, Rey Manaj, aktualisht nën urdhrat e Edy Reja-s në përgatitjet që po zhvillohen në Varshavë për transfertën e 3 shtatorit me Poloninë.

Thiago Motta, një ish-mesfushor i Barçës, është trajner i Spezia, skuadër që po kërkon dëshpërimisht një sulmues “pykë” para mbylljes së merkatos verore.

Për Rey Manajn pati interes konkret nga dy skuadra spanjoll, Mallorca dhe Rayo Vallecano, si dhe nga Freiburgu në Gjermani, por të gjitha ekipet u tërhoqën, pasi Barcelona kërkoi 3 milionë euro për kartonin e 24-vjeçarit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?