Rey Manaj flet për momentin historik në Serbi: Trajneri serb më përgëzoi për golin

Rey Manaj thotë se Milosh Milojeviç e përgëzoi për golin e shënuar kundër Serbisë. Manaj është heroi i fitores së Shqipërisë kundër Serbisë në Leskovac. Përfaqësuesja serbe u mund nga Shqipëra në Leskovc më 11 tetor me rezultatin 0-1, dhe këtë dhuratë për të gjithë kuqezinjtë e bëri goli i Rey Manaj. Festa e tij me duart në formën e shqiponjës acaroi edhe më tepër se goli, serbët.

Pasi u rikthye në futbollin e klubeve, Rey Manaj ka deklaruar se Milosh Milojević, i cili është trajneri i tij në Sharjah me origjinë serbe e kishte përgëzuar për golin e shënuar gjatë ndeshjeve të kombëtares.

“Marrëdhënia ime me trajnerin Milojević është e shkëlqyer. Kam respektin maksimal për të. Në fund të fundit, ai më përgëzoi kur u ktheva në klub nga anagazhimi me Kombëtaren. Kjo është normale në futboll, ne jemi të gjithë këtu për shkak të suksesit të Sharjah”,-tha Manaj, siç raportohet nga “Al Etihad”, ndërkohë vlen të theksohet se Manaj ka shënuar edhe në ndeshjen e tij të parë pas rikthmit për klubin e tij në fitoren 2-0 ndaj Al Dhafra.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?