Rey Manaj gol dhe asist, kurse Valon Et’hemi me dopietë

Rey Manaj ishte protagonist në fitoren 4-1 të Sivasspor ndaj Sakaryaspor në javën e 27-të të Ligës së Parë turke. Vendimtar për vendasit ishin shqiptarët Rey Manaj dhe Valon Et’hemi. Dueli u zhbllokua pas vetëm gjashtë minutave lojë nga Et’hemi, gol që erdhi pas asistit të Rey Manajt.

Më pas Erdogan dhe sërish Et’hemi e mbyllën pjesën e parë 3-1 për Sivasspor. Duhej minuta e dytë shtesë e ndeshjes që Rey Manaj të finalizonte golin personal dhe të tretin pas rikthimit te Sivasspori në merkaton e janarit që lamë pas.

Sulmuesi i Kombëtares pësoi edhe një aksident automobilistik pak ditë më parë, por për fat pa pasoja. Lushnjari duket në formë të mirë sportive dhe këtë e tregoi edhe sot me gol dhe asist.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?