Rey Manaj në super formë, shënon dy gola të tjerë në Turqi (VIDEO)
Rey Manaj nuk di të ndalet. Sulmuesi kuqezi ka shënuar sërish dy gola në kampionatin turk, në suksesin 1-3 të Sivassporit në transfertën e Kayserisporit.
Në minutën e 90-të, kur rezultati ishte 1-1, skuadra mike fitoi një penallti, që u mor përsipër nga lushnjari. 26-vjeçari goditi saktë nga pika e bardhë e penalltisë me një të djathtë potente.
7 minuta më vonë, Sivasspori realizoi dhe golin e sigurisë, me sulmuesi kuqezi që realizoi me portën e boshatisur. Duke gjetur golin e tetë këtë edicion në Superligën turke.
Manaj po kalon një moment fantastik dhe nëse ruan këtë ritëm nuk përjashtohet mundësia që të kthehet në një kandidat për trajnerin Sylvinho për në Euro 2024.
https://twitter.com/i/status/1743972407046541781
Sivasspor'un en golcü ismi Rey Manaj, gördüğü sarı kart nedeniyle Galatasaray maçında cezalı duruma düştü.
— RED Wall (@reddwall) January 7, 2024
KOHA JONË SONDAZH

