Rey Manaj në super formë, shënon golin e 14-të në Superligën turke (VIDEO)
Rey Manaj nuk ka ndërmend të ndalet në Turqi. Sulmuesi shqiptar ka gjetur sot golin e 14-të me Sivasspor-in në Super Ligën turke. Skuadra e Sivasspor fitoi me rezultatin 4-1 ndaj Pendikspor, në takimin e vlefshëm për javën e 27-të të Super Ligës turke.
Në minutën e 69-të pas asitit të Charisis, Manaj kaloi mbrojtjen e miqve, duke u vendosur përballë portierit Canpolat dhe e dërgoi topin në fundin e rrjetës, duke konfirmuar edhe njëherë formën e mirë që po kalon. Manaj ka realizuar 18 herë këtë sezon, 14 prej të cilëve në kampion.

KOHA JONË SONDAZH

