Rey Manaj, talenti kuqezi blihet 2 mln euro nga Juventus

Rey Manaj do të jetë një futbollist i kampionëve të Seria A,  Juventus,  duke nisur që nga sezoni i ardhshëm. Talenti shqiptar, i cili është anëtar i përfaqësueses kuqezi U-19, aktualisht pjesë e Cremonese në Serinë B, është blerë nga bardhezinjtë për 2 milionë Euro. Mediat italiane raportojnë se Juve mposhti konkurrencën me Inter  për shërbimet e djaloshit shqiptar, i cili konsiderohet një ndër futbollistët më premtues në Itali.  Për Manaj u interesuan edhe Roma me Palermon, por oferta e bardhezinjve ishte shumë më e lartë, ndaj edhe futbollisti i lindur në Lushnjë, i datëlindjes ‘97, do të transferohet në Torino në përfundim të sezonit aktual. Rey Manaj është formuar si futbollist në akademinë e Cremoneses, ndërsa në sezon 2013-2014 u transferua në formë huazimi te të rinjtë e Sampdorias, por klubi nga Gjenova nuk pranoi ta blinte kartonin e tij. Në sezonin aktual 18-vjeçari ka spikatur me lojën dhe golat e tij në Serinë B, duke u vënë në qendër të merkatos. Manaj është aktivizuar në dy ndeshje me përfaqësuesen U-19 të Shqipërisë. Edhe me ekipin e Skënderbe Gegës, U-21, ai debutoi me gol në fitoren e fundit, 2-0, ndaj  Lihteshteinit në eliminatoret e Europianit të vitit 2017.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?